RTSH 24 Live

Sociale

“Një portë digjitale mbi jetën profesionale!”, Linda Rama prezanton platformën e saj online

22/11/2022

“Një portë digjitale mbi jetën profesionale!”, Linda Rama prezanton platformën e saj online

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka prezantuar të martën platformën e saj online të komunikimit, websajtin linda.al. Sipas sajai është hapja e një porte e botës digjitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare.

“Linda.al nuk është një akt pendese për mosqenien në rrjetet sociale, por hapja e një porte të botës digjitale mbi jetën time profesionale dhe qytetare.

Është një portë për çdo kureshtar që mund të ketë interes për çfarë trajtohet në rreth 50 publikime, të botuara ndër vite si autore, bashkautore, kontribuese apo për mendimet e dhëna në daljet e mia jo të shpeshta publike.

Në njëfarë mënyre, Linda.al është edhe një moment modestisht ceremonial për mua…”, thotë në videomesazh Linda Rama.

 

/ rtsh.al /