RTSH 24 Live

Kuriozitete

Një patatinë mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës? Pyetja e 7-vjeçarit që ndezi debatin e shkencëtarëve

16/01/2021

 Një patatinë mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës? Pyetja e 7-vjeçarit që ndezi debatin e shkencëtarëve

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) është një laborator me vlerë 925,300 paund i ndërtuar me çelik të gradës së lartë, por a mundet anija masive të shkatërrohet nga ndikimi i një patatine të vetme që rrotullohet rreth Tokës? Pyetja u ngrit nga një shtatë vjeçar, i cili pyeti prindërit e tij nëse përplasja mes një patatine dhe ISS do t’i shkaktonte dëme kësaj të fundit. Ata e publikuan pyetjen në një forum diskutimi në internet, që shkaktoi më pas një debat që tërhoqi inxhinierë të hapësirës ajrore dhe një shkencëtar, që ndihmuan në hartimin e ISS. Një inxhinier thotë se edhe me shpejtësi goditje prej rreth 33,000 milje në orë, patatina do të avullojë në një re plazme dhe mund të lërë “një gërvishtje një njollë portokalli”. Sidoqoftë, një tjetër shkencëtar thotë se dëmi i mundshëm varet nga vendi ku ndodh goditja, pasi me një shpejtësi të tillë, dëmi mund të jetë më shumë se vetëm një gërvishtje. NASA tha se 25 ngjarje të tilla kishin ndodhur midis vitit 1999 dhe 2018 por deri më tani, në vitin 2020, kanë qenë tre. Megjithatë debatin e ndezur, ISS nuk po kërkon për një patatinë të “rrezikshme”, por shkencëtarët edhe më herët kanë dhënë alarmin për ndotjen hapësinore që do të sillnin dëme serioze, nëse nuk merren masa të menjëhershme.