RTSH 24 Live

Kulturë

"Një formacion harqesh me autorë anglezë", Kamerata e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, sjell një koncert tjetër në kushte pandemie

15/04/2021

"Një formacion harqesh me autorë anglezë", Kamerata e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, sjell një koncert tjetër në kushte pandemie

Në vijim të shfaqjeve që po realizon Kamerata e Orkestrës Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, për të mbajtur gjallë jetën artistike dhe për të ardhur në një formë tjetër pranë publikut, koncerti i radhës është menduar të jetë një mbrëmje me formacion harqesh vetëm me autorë anglezë, me dy përfaqësuesit më në zë të saj, Edward Elgar dhe Benjamin Britten. “Ky është koncerti i radhës që po bëjmë me formacion harqesh, janë koncerte shumë cilësore Këtë radhë vendosë të sjellim 2 autorë anglezë nga më të njohurit, më të mirët, Edward Elgar, “Serenatën për harqe” të Elgarit dhe “Simboli i Simfonisë” të Benjamin Britten. Janë 2 vepra të konceptuara të dyja për formacione harqesh, kërkojnë shumë nivel professional.  Britteni këtë vepër ia ka kushtuar mësueses së tij të parë dhe çdo gjë është e menduar për harqe". 
Ndryshe nga koncerti i parë, kamerata e Orkestrës Simfonike do të përbëhet kësaj radhe nga një grup tjetër instrumentistësh, me violiniste të parë Edmera Krasniqi. “Unë jam violiniste e parë në këtë koncert, është një perceptim shumë i bukur që po bëhet këto kohët e fundit që po angazhohen të gjithë instrumentistët, për të marrë një përgjegjësi siç është të luajturit spal në një formacion harqesh”
Duke qenë se prania e publikut nuk është ende e mundur, koncerti do të regjistrohet dhe do të transmetohet në një nga ditët në vijim në ekranin e RTSH1.