RTSH 24 Live

Film

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” nga Shqipëria drejt Oscar 2023

24/11/2022

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” nga Shqipëria drejt Oscar 2023

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscar 2023, çel premierën e tij në kinema. 

Regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Gentian Koçi, prek një tematikë shumë të ndjeshme, atë të njerëzve me aftësi ndryshe. 

Ai nuk i trajton si një komunitet që është i lënë mënjëanë, pas dore, por ka dashur të përcjellë dramën e thellë ekzistenciale që ndjejnë këta njerëz teksa humbin komunikimin me botën dhe sesi përshtaten me realitetin e ri. 

Në qendër të filmit janë dy vëllezër binjakë identikë, që nuk dëgjojnë që nga lindja, të cilët pasi zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike, ata do të verbohen në mënyrë progresive, por të pakthyeshme, luftojnë me të gjitha mënyrat për t'i dhënë ekzistencës së tyre, një tjetër kthesë.

Pas shumë aplikimeve dhe audicioneve, Regjisori ia ka besuar rolet kryesore , dy vëllezërve monozigotë nga Portugalia, Rafael dhe Edgar Morais dhe aktores nga Kosova Drita Kabashi. 

Komunikimi mes aktorëve është realizuar në gjuhën shqip të shenjave, për të cilën, atorë janë trajnuar për rreth 6 muaj. Aktorja Drita Kabashi shprehet se profilizimi që ajo ka si aktore teatri, e ka ndihmuar ta ketë më të lehtë të pëcjellë emocinin përmes shprehisë fizike. Ndërkohë, vëllezërit binjakë monozigotë nga Portugalia pohojnë se ky ka qenë roli më i vështirë që kanë luajtur deri më tani. 

Nga ana tjetër, Regjisori Gentian Koçi shprehet i indinjuar se në këtë projekt, nuk e ka patur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Ky film është frymëzuar nga një histori reale, por skenat dhe ngjarjet janë fiction.

 

/ rtsh.al /