RTSH 24 Live

Televizion

Netët e Klipit Shqiptar drejt finales

29/05/2021

 Netët e Klipit Shqiptar drejt finales


Të shtunën në mbrëmje është nata e parafundit e 7 të shfaqjeve të Netëve të Klipit Shqiptar, festivali unik i videoklipeve në gjithë trojet shqiptare. Në 6 qershor është finalja e madhe e ndarjes së 23 çmimeve sipas kategorive. Ajo do të jepet drejtpërdrejt dhe eskluzivisht për Shqipërinë në Rtsh1, në RTK për Kosovën dhe në televizionin MTV2 për Maqedoninë nga kalaja e Ulqinit, ku zhvillohet për të katërtin vit radhazi. Organizatgorët thonë se ky eveniment mund të bëhet Festivali ekskluziv i Ulqinit.
Por festivali që u zhvillua edhe vitin e kaluar si i vetmi event live në Europë në kushte pandemie, pak nga pak po synon të marrë përmasat e një festivali unik ballkanik.
Në 7 javë kanë konkurruar 42 videoklipe, kryesisht të artistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe prurje nga diaspora.
Trend i ri këtë vit qenë makinat Retro me të cilat prezantuesja Arjola Shehu u shfaq në spotet promovuese duke udhëtuar nëpër Shqipëri. Një bashkëpunim mes  Retro Albania dhe koleksionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Por edhe në natën finale në vend të tapetit të kuq personazhet Vip në garë apo këngëtarë të ftuar nga vende të Ballkanit do të vijnë me makinat retro.