RTSH 24 Live

Politikë

"Në 8 vite u largua 35 % e popullsisë së vendit", Berisha me të rinjtë e FRPD: Ndalimi i të rinjve, qëllimi i PD

07/02/2023

"Në 8 vite u largua 35 % e popullsisë së vendit", Berisha me të rinjtë e FRPD:  Ndalimi i të rinjve, qëllimi i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një takim me të rinjtë e FRPD-së. Shpopullimi i vendit ka qenë tema e diskutimit e Berishës i cili u referua edhe statistikave të Eurostati ku thuhet se nga 2014 deri në fund të 2022 numri i shqiptarëve të larguar vetëm në vendet e BE-së, ka arritur në më shumë se 33% të popullatës. Berisha se vendi ka nevojë të shpetohet, pasi sipas tij nëse vazhdon kështu, nuk ka të ardhme.

“Është një takim në një moment, kritik për vendin, për demokracinë, për të ardhmen. Tre ditë më parë Eurostati njofton se nga 2014 deri në fund të 2022 numri i shqiptarëve të larguar vetëm në hapësirën e BE-së, ka arritur 934 mijë vetë.

Ka arritur pra në më shumë se 33% të popullatës, por po të shtojmë këtu edhe ata që janë larguar në vendet jo anëtare të BE-së, kjo shifër shkon edhe te 35% së paku. Imagjinoni se në çfarë situate është katandisur sot, ky komb dhe ky vend. Kur lexon këto shifra dhe sheh ju këtu, secili mund të habitet se edhe pse ju nuk keni ikur.

Jetojmë sot në një kohë kur ky vend braktiset dhe vetën braktiset. Braktiset natën, ditën, braktiset me anije, braktiset me rrugë tokësore, braktiset me rrugë ajrore. Ju garantoj se nuk po braktiset vetëm vendi nga popullata, por po braktiset e nesërmja për vendin. Ky vend nëse vazhdon kështu, nuk ka të nesërme, nuk ka të ardhme.

Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet. Luftërat i largojnë njerëzit, në luftëra vdesin nga fronti, nga sëmundje nga shumë probleme. Vendi që është pakësuar në histori më shumë nga luftëra dhe ishte luftë botërore ka qenë Polonia dhe ajo ka humbur 20%, të popullit të vet, me të vrarë, me largim etj. Shqipëria humbet në një hark kohore 8 vjeçar, 35 % të popullsisë së vendit", tha Berisha. 

/rtsh.al/