RTSH 24 Live

Teknologji

'Mermeri Blu' një nga imazhet më ikonike të Tokës

07/12/2022

'Mermeri Blu' një nga imazhet më ikonike të Tokës

Në 1972, njerëzimi u njoh me një portret të Tokës i cili ngjante si një glob i vërtet. Retë rrotullohen mbi kontinentin e gjerë afrikan dhe akullit polar jugor të gjitha të vendosura kundër blusë së thellë të oqeaneve të botës.

Fotoja ikonike e njohur si "Mermeri Blu", është bërë nga astronautët e NASA-s, Eugene "Gene" Cernan, Ronald Evans dhe Harrison Schmitt më 7 dhjetor duke përdorur një kamerë Hasselblad dhe një lente Zeiss, rreth 45,000 kilometër larg, ndërsa ekuipazhi i Apollo 17 bëri rrugën për në Hënë.

Ekuipazhi i Apollo 17 nuk u nis për të kapur një imazh kaq ikonik, tha Stephen Garber, një historian në divizionin e historisë së NASA-s. Nuk ishte një komponent kyç i planit të misionit.

Por që nga programi Gemini në vitet 1960, NASA kishte siguruar që të gjithë astronautët të ishin trajnuar në fotografi për të kapur imazhe që mund të komunikonin përvojën dhe madhështinë e fluturimit në hapësirë, tha Teasel Muir-Harmony, kurator i Apollo në National Air & Space.

"Ishte pjesë e këtij ndërgjegjësimi të madh për vlerën e imazheve jo vetëm në aspektin shkencor, por edhe në aspektin e kulturës dhe politikës dhe të gjitha aspekteve të tjera që motivuan vendimin për të marrë kamerat në hapësirë ," tha ajo

Fotot e para të Tokës nga njerëzit gjatë misioneve Apollo janë bërë disa nga më të riprodhuarat e të gjitha kohërave dhe 50 vjet më vonë, fuqia dhe ndikimi i tyre është ende shumë i madh.

Me kalimin e kohës, imazhi i  "Mermerit Blu" është lidhur me filozofinë, vlerën e eksplorimit dhe rolet që shkenca dhe teknologjia luajnë në shoqërinë tonë. "Ka një rezonancë të jashtëzakonshme," tha Muir-Harmony. "Gjithpërfshirja e këtij imazhi tani është pjesë e historisë së saj."hur si "Mermeri Blu", është bërë nga astronautët e NASA-s, Eugene "Gene" Cernan, Ronald Evans dhe Harrison Schmitt më 7 dhjetor duke përdorur një kamerë Hasselblad dhe një lente Zeiss, rreth 45,000 kilometër larg, ndërsa ekuipazhi i Apollo 17 bëri rrugën për në Hënë.

Ekuipazhi i Apollo 17 nuk u nis për të kapur një imazh kaq ikonik, tha Stephen Garber, një historian në divizionin e historisë së NASA-s. Nuk ishte një komponent kyç i planit të misionit.

Por që nga programi Gemini në vitet 1960, NASA kishte siguruar që të gjithë astronautët të ishin trajnuar në fotografi për të kapur imazhe që mund të komunikonin përvojën dhe madhështinë e fluturimit në hapësirë, tha Teasel Muir-Harmony, kurator i Apollo në National Air & Space.

"Ishte pjesë e këtij ndërgjegjësimi të madh për vlerën e imazheve jo vetëm në aspektin shkencor, por edhe në aspektin e kulturës dhe politikës dhe të gjitha aspekteve të tjera që motivuan vendimin për të marrë kamerat në hapësirë ," tha ajo

Fotot e para të Tokës nga njerëzit gjatë misioneve Apollo janë bërë disa nga më të riprodhuarat e të gjitha kohërave dhe 50 vjet më vonë, fuqia dhe ndikimi i tyre është ende shumë i madh.

Me kalimin e kohës imazhi i "Mermerit Blu" është lidhur me filozofinë, vlerën e eksplorimit dhe rolet që shkenca dhe teknologjia luajnë në shoqërinë tonë. "Ka një rezonancë të jashtëzakonshme," tha Muir-Harmony. 

/rtsh.al/