RTSH 24 Live

Ekonomi

"Melia" hap dyert në Durrës, Rama: Shembëlltyrë e Shqipërisë turistike!

26/05/2023

"Melia" hap dyert në Durrës, Rama: Shembëlltyrë e Shqipërisë turistike!

Brandi prestigjioz ndërkombëtar “Meliá”, hapi të premten në Durrës dyert e hotelit më të ri e më të madh në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e rastit tha se ai është shembëlltyrë e Shqipërisë turistike që përparon çdo ditë.

“Askush nuk e besonte që këtu do të ndodhte ajo që tregohej në 3D dhe për hir të së vërtetës çfarë është ndërtuar është edhe më e bukur se sa çfarë ishte e paraqitur në 3D”, tha kryeministri Rama.

Bizneset hoteliere të kësaj zone kanë vendosur që rrugën ta ndërtojnë vetë, por kryeministri Edi Rama tha se ata do të kenë mbështetjen e qeverisë në këtë proces.   

Meliá Hotels International, S.A. është një zinxhir hotelesh spanjolle i cili u themelua nga Gabriel Escarrer Juliá në 1956 në Palma de Mallorca. Kompania është një nga operatorët vendas më të mëdhenj të vendpushimeve të pushimeve në Spanjë dhe zinxhiri i 17-të më i madh i hoteleve në mbarë botën.

 

/ rtsh.al /