RTSH 24 Live

Televizion

“Media në Fokus", RTSH dhe OSBE përmbyllin ciklin e trajnimeve: Të gatshëm të vijojmë bashkëpunimin!

10/09/2021

“Media në Fokus", RTSH dhe OSBE përmbyllin ciklin e trajnimeve: Të gatshëm të vijojmë bashkëpunimin!

Prej vitit 2017, RTSH ka nisur një cikël trajnimesh të gazetarëve të saj përmes projektit të OSBE-së, “Media në Fokus”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, transmetuesi publik së bashku me OSBE finalizoi planin vjetor të trajnimeve, duke u mbështetur në përvojën e tranmetuesve të tjerë publikë në Europë, ndërsa u shprehu vullneti i dy anshëm për të vijuar bashkëpunimin.
"Dua të falenderoj secilin prej jush për kontributin që keni dhënë dhe të shpreh dëshirën tonë, që nëse ju do të bini dakord, pas dhjetorit të vijojmë bashkëpunimin" tha zv/drejtori i përgjithshëm i RTSh Martin Leka.
Përmes projektit “Media në fokus”, Prezenca e OSBE-së ka për qëllim të fuqizojë transmetuesin publik shqiptar, në rritjen e kapaciteteve të gazetarëve dhe prodhimit të emisioneve të reja. Trajnimet përfshinë një gamë të gjerë, që nga raportimi investigativ e deri tek përdorimi sa më eficcentë i rrjeteve sociale.
Në takimin përmbyllës, RTSH dhe OSBE, shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin.