RTSH 24 Live

Politikë

“McGonigal”, Alibeaj: Rama i akuzuar i vetëm! Po bëjnë lojë për të fshehur të vërtetat, shtynë kërkesën për Komisionin Hetimor!

07/02/2023

“McGonigal”, Alibeaj: Rama i akuzuar i vetëm! Po bëjnë lojë për të fshehur të vërtetat, shtynë kërkesën për Komisionin Hetimor!

Deputeti i PD Enekeljd Alibeaj, i cili drejton grupin më të madh të opozitës në parlament, akuzoi të martën kryeministrin socialist Edi Rama se po bën lojë për të fshehur të vërtetën lidhur me atë që tani quhet Çështja McGonigal.  

“Po bëhet lojë për të fshehur Ramën nga të vërtetat! Rama është i akuzuar i vetëm! Rama shkeli Kushtetutën dhe rregulloren!”, tha Alibeaj përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

Duke këmbëngulur se kryeministri duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë, zoti Alibeja theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Ndërkohë mbaxhoranca ka pranuar mbajtjen ditët e ardhshme të një interpelance me kryeministrin Rama.

 

/ rtsh.al /