RTSH 24 Live

Letërsi

"Mbyllur për pushime", Dr. Stefan Çapaliku sjell një roman për fatet njerëzore në 1943-1944

25/06/2021

"Mbyllur për pushime",  Dr. Stefan Çapaliku sjell një roman për fatet njerëzore në 1943-1944

Shkrimtari shkodran Stefan Çapaliku ka promovuar në Elbasan librin e tij më të fundit "Mbyllur për pushime". Në roman ngjarjet ndodhin gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe rrëfehen nga humbësit e kësaj lufte.
Romani “Mbyllur për pushime” na merr për dore dhe na nxjerr nga bregu tjetër, prej nga kurrë se kemi parë historinë tonë. Romani flet për fatet njerëzore, fatet njerëzore të përfshira në një situatë lufte, në një situatë kaosi.
Por tej subjektit pedagogu Hektor Çiftja vlerëson artin e të shkruarit të Çapalikut.
Doktor Stefan Çapaliku, veç kontributit akademik në disa universitete brenda e jashtë vendit është autor i dhjetëra veprave letrare në poezi, prozë, ese, dramë të cilat janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të huaja. Si dramaturg është nderuar pesë me çmimin e autorit më të mirë shqiptar. Ka bërë regji filmi e teatri, dhe është nominuar për Çmimin Evropian për Teatrin e Ri.