RTSH 24 Live

Aktualitet

“Mbi 2 mijë vizitorë hyjnë çdo ditë në Portin e Vlorës”, Rama: Së shpejti do kemi portin e ri

13/08/2022

“Mbi 2 mijë vizitorë hyjnë çdo ditë në Portin e Vlorës”, Rama: Së shpejti do kemi portin e ri

Më shumë se 2 mijë persona hyjnë çdo ditë në Shqipëri nga Porti i Vlorës. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama ndërsa ka publikuar pamjet nga fluksi i vizitorëve në Portin e Vlorës. Kreu i qeverisë tha se shumë shpejt do të jetë gati porti i ri.

“Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht çdo ditë në Portin e Vlorës😍

*Së shpejti do të kemi portin e ri për të cilin ka nisur puna, me hapësira, kushte e standarde krejt të reja, si edhe Marinën e Vlorës ne vend të këtij porti ekzistues”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/