RTSH 24 Live

Sociale

Materniteti "Mbretëresha Geraldinë", 90 lindje nga nëna të infektuara me COVID

17/04/2021

 Materniteti "Mbretëresha Geraldinë", 90 lindje nga nëna të infektuara me COVID

Ndonëse në situatë pandemie, puna në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" nuk ka pësuar rënie as tek lindjet e as tek ndërhyrjet kirurgjikale. Në një vit kalendarik jane realizuar 90 lindje nga nëna të infektuara me COVID.
Në kushte pandemie, teknikat e avancuara të ndërhyrjeve kirgjikale si ajo laparaskopike për paratologji të ndryshsme nuk janë ndalur. Madje ky maternitet ka referuar të dhëna dhe përvojë shkencore përmes webinareve për Universitetin e Mjeksisë për këto metoda.
Ndërhyrjet me kirurgji të mbyllur janë shtuar ndjeshëm për shkak të avantazheve që ka kjo metodë invazive.
Në maternitetin "Mbretersha Geraldinë" ka aparatura të teknologjise se fundit për të kryer laparoskopi,  por në çdo rast është mjeku që vendos për llojin e kirurgjisë.