RTSH 24 Live

Aktualitet

"Markata e shijes" në Korçë, mungon fuqia blerëse

23/11/2020

"Markata e shijes" në Korçë, mungon fuqia blerëse
Markata e shijes ne Korçë

Pranë markatës së shijes, vihet re mugesa e klientëvë. Një problem mjaft shqetësues për te gjithë tregëtarët e bulmetit e  fruta perimeve.Ata shprehen se janë të rregullt në pagimin  e taksave pranë bashkisë dhe se kushtet e krijuara janë shumë të mira por klientela është problem. Kjo ka sjellë sipas tyre rrënje të të ardhurave dhe mospërballim të kostove të shpenzimeve.

Problem shqetësues për ta janë dhe shitësit ambulantë të cilët tregëtojnë mallra konsumi mbrapa ish- markatës kryesisht në fundjave ku sipas tyre nuk ka kontroll.

Specialistët e AKU për këtë shqetësim shprehen se ata janë shitës ambulantë dhe janë në varësi të policisë bashkiake e cila shpesh bën kontrolle për heqjen e tyre. Tregëtarët kërkojnë ndihmën e bashkisë pasi situata e tyre do I çojnë në mbylljen e bineseve.