RTSH 24 Live

Botë

Libi, thirrje kryeministrit të paraqesë në parlament anëtarët e kabinetit

24/02/2021

 Libi, thirrje kryeministrit të paraqesë në parlament anëtarët e kabinetit

Në një deklaratë me shkrim, Këshilli kërkoi nga anëtarët e Parlamentit që të kenë përgjegjësi të lartë lidhur me dhënien e votëbesimit të qeverisë së paraqitur.

Këshilli i Lartë Shtetëror i Libisë i bëri thirrje kryeministrit Abdul Hamid Mohammed Dbeibah që të paraqesë në Parlament anëtarët e kabinetit për shkak të afrimit të afatit të njohur për formimin e qeverisë.

Në një deklaratë me shkrim, Këshilli kërkoi nga anëtarët e Parlamentit që të kenë përgjegjësi të lartë lidhur me dhënien e votëbesimit të qeverisë së paraqitur.

Duke njoftuar mbështetjen e tij për qeverinë e re që do të punojë për mbajtjen e zgjedhjeve në fund të këtij viti, Këshilli në deklaratën e tij nënvizoi se në asnjë mënyrë nuk është ndërhyrë lidhur me përzgjedhjen e personave që do të marrin detyrë në qeveri.

Gjithashtu Këshilli i bëri thirrje kryeministrit Dbeibah që të nxitojë për të paraqitur në Parlament anëtarët e kabinetit.

Dbeibah duhet t'i paraqesë Parlamentit për të marrë votëbesimin qeverinë e tij të cilën e formoi brenda 21 ditëve që nga 5 shkurti. Në rast të ndonjë dështimi në këtë çështje do të riaktivizohet Forumi Libian për Dialog Politik./AA