RTSH 24 Live

Rajon

"Ky është Ballkani i ri, europian", Rama, Vuçiç dhe Zaev takim online

22/07/2021

"Ky është Ballkani i ri, europian", Rama, Vuçiç dhe Zaev takim online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologun i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë zhvilluar të enjten një takim virtual.

Takimi kishte në fokus përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili do të mbahet më 29 korrin në Shkup.
Lajmin e ka bërë me dije, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i cili publikoi edhe një fotografi nga takimi përmes rrjetit të tij social Facebook.
“Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan ai. 

Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, në të cilin do të marrin pjesë vendet e rajonit, po organizohet në kuadër organizuar në kuadër të krijimin të “Mini Shengenit”.

Sipas disa ekspertëve të njohur amerikanë dhe rajonalë, Bashkimi Europian e ka humbur betejën për Ballkanin. Eksperët propozojnë që në mungesë të anëtarësimit në BE, rruga më e mirë për rajonin është krijimi një “Bashkimit Ballkanik”. 

Të mbledhur në një konferencë për të ardhmen e Ballkanit të organizuar nga gazeta “EURACTIV” këtë javë, analisti amerikan Xhorxh Friedman dhe ish-ministri i jashtëm bullgar Solomon Passy propozuan rritjen e bashkëpunimit dhe krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik, si alternativë për vendet e Ballkanit.