RTSH 24 Live

Kuzhinë

Kuzhinat më të mira në botë

25/01/2023

 Kuzhinat më të mira në botë

TasteAtlas është një udhëzues gastronomik që mbledh receta për gatime autentike dhe komente nga ekspertë gastronomikë. Qëllimi i tij është të drejtojë përdoruesit e tij drejt një eksperience unike kulinare. Ai bëri një renditje të 10 kuzhinave më të mira kombëtare në botë, të votuar nga përdoruesit e guidës së famshme. Ata morën parasysh faktorë të ndryshëm, si përbërës specifikë dhe pjata tipike të çdo vendi.

Kuzhina peruane

E dhjeta në renditjen e kuzhinave në botë gjejmë ushqimin peruan. Pjatat më të njohura janë qumështi i tigrit (leche de tigre), kokona (frut i familjes së agrumeve) dhe ceviche.

Kuzhina franceze

Ndërsa zakonisht ka një reputacion të shkëlqyer në kulturën popullore, kuzhina franceze qendron në vendin e nëntë në renditje. Ndër pjatat dhe përbërësit më të njohur janë djathrat Mont d'Or dhe Rochebaron, aïoli (një salcë provansale), biftek me piper dhe kremin e famshëm Crème brûlée.

Kuzhina amerikane

Nuk janë restorantet zinxhir si McDonald's ose Kentucky Fried Chicken që e sjellin SHBA-në në vendin e tetë në renditjen e kuzhinave më të mira në botë, por ushqimet spektakolare si mollët Honeycrisp, salmoni i egër nga Alaska, portokallet e Floridës dhe sanduiçi i brisket i Teksasit.

Kuzhina turke

Në vend të shtatë është për kuzhinën turke. Përdoruesit e TasteAtlas ishin magjepsur nga Kaymak (një lloj kremi), salsiçe Afyon, fiku Aydın, Cağ Kebab dhe kremi me mjaltë.

Kuzhina meksikane

Ndër kuzhinat më të mira në botë, sipas përdoruesve të TasteAtlas, gjejmë kuzhinën meksikane në vendin e gjashtë. Pjatat dhe ushqimet e preferuara janë Vanilla Chinantla, djathi Oaxacan, Cajeta (dulce de leche, një lloj ëmbëlsire), Carnitas (pjatë me mish) dhe Chilaquiles (një meze).

Kuzhina indiane

Kuzhina indiane zë vendin e pestë, falë pjatave dhe përbërësvesi Garam Masala (erëza), Ghee (gjalpë i pastruar), Malai (një lloj kremi), Hudhra Naan (bukë tipike indiane) dhe Keema (pjatë me bazë viçi).

Kuzhina japoneze

Japonia është e katërta në këtë listë dhe kjo është e kuptueshme, duke pasur parasysh ushqimet e saj si Ikura (kaprolli i salmonit), viçi Kobe, Ramen dhe Karaage.

Kuzhina spanjolle

Spanja dhe produktet e saj tipike fitojnë medaljen e bronztë, duke arritur kështu në vendin e tretë. Ndër pjatat dhe ushqimet më të pëlqyera nga publiku i TasteAtlas, kemi Jamon Iberico de bellota, djathin Manchego, Espetos (një pjatë tipike e Malaga-s me bazë sardelet) dhe karkaleca të pjekur në skarë.

Kuzhina greke

Numri dy në renditjen e kuzhinave më të mira është kuzhina greke. Përbërësit më të pëlqyer dhe pjatat tipike janë Rodamina Naoussas (pjeshkë lokale), Saganaki (djathë i skuqur) dhe Dakos (meze).

Kuzhina italiane

Kuzhina më e mirë sipas TasteAtlas është ajo italiane! Pjatat dhe përbërësit tipikë që kanë fituar vendin e parë mesdhetar janë Parmigiano Reggiano, proshutë toskane, rizoto me kërpudha porcini dhe Pesto alla Genovese.

/rtsh.al/