RTSH 24 Live

Kosova

​Kurti pranon kërkesën e SHBA-ve, shtyn afatin e gjobave për targat

22/11/2022

​Kurti pranon kërkesën e SHBA-ve, shtyn afatin e gjobave për targat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një kompromis për shtyrje të afatit të gjobave për target e paligjshme.

“Falënderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh, vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka deklaruar Kurti në një postim në twitter.

Në një reagim të orëve të vona Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, respektivisht ambasadori Hovenier, ka shprehur shqetësim rreth situatës së krijuar.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, bëhet e ditur në njoftim.

 

/ rtsh.al /