RTSH 24 Live

Teknologji

“Kujdes se mund të hakeroheni”, Apple thirrje përdoruesve: Përditësoni software-in

19/08/2022

“Kujdes se mund të hakeroheni”, Apple thirrje përdoruesve: Përditësoni software-in

Apple ka dhënë një deklaratë për përdoruesit e iPhone 6s dhe versionet më të reja, iPad Pro, iPad Air2 dhe iPad 5 që të përditësojnë softwaren për të mbrojtur të dhënat e tyre pasi mund të hakerohen. Ata do kenë nevojë të përditësohen në versionin iOS, 15.6.1.

Kompania e teknologjisë tha se software i ri siguron përditësime të rëndësishme të sigurisë dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit. “Hakerët mund të marrin kontrollin e plotë të pajisjeve të prekura”, kanë thënë ekspertët e industrisë.

Software është gjithashtu i disponueshëm për iPad mini 4 dhe versionet e mëvonshme dhe iPod touch (gjenerata e 7-të). Përdoruesit e Mac që përdorin macOS Monterey po inkurajohen gjithashtu të përditësohen. Apple tha se hakerët përdorën defektin për të depërtuar në WebKit, motori që fuqizon shfletuesin e internetit të Apple Safari. Deri më tani nuk ka pasur raporte të konfirmuara për raste specifike ku defekti i sigurisë është përdorur kundër njerëzve ose pajisjeve.

/rtsh.al/