RTSH 24 Live

Aktualitet

“Kryeqyteti Europian i Rinisë”/ Tirana dorëzon titullin, 4 qytetet në garë prezantojnë programet e tyre

23/11/2022

“Kryeqyteti Europian i Rinisë”/ Tirana dorëzon titullin, 4 qytetet në garë prezantojnë programet e tyre

Pasi mbajti për një vit titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Tirana do t’ia dorëzojë atë një tjetër qyteti europian. Në teatrin e Operas dhe Baletit po mbahet panairi, ku u prezantuan 4 qytetet në garë për të marrë këtë titull për vitin 2025.

Fuenlabrada, Spanjë; Izmir, Turqi; Lviv, Ukrainë; dhe Tromsø, Norvegji janë qytetet që po garojnë mes tyre për marrjen e titullit, ndërsa organizatat rinore të këtyre vendeve paraqiten programet e tyre. Fituesi do të shpallet në një ceremoni të veçantë në mbrëmje.

Titulli “Kryeqyteti Eurpian i Rinisë” akordohet nga Forumi Rinor Europian që prej vitit 2009. Tirana, me iniciativë të organizatave rinore aplikoi për herë të parë dhe e fitoi atë, me qëllimin për të fuqizuar rininë shqiptare. 

/rtsh/