RTSH 24 Live

Botë

"Krenaria po kthehet", Biden thirrje Kongresit të përfundojë luftën ekonomike: Plan me jakë blu për të rindërtuar Amerikën

08/02/2023

"Krenaria po kthehet", Biden thirrje Kongresit të përfundojë luftën ekonomike: Plan me jakë blu për të rindërtuar Amerikën

 

Presidenti amerikan Joe Biden në fjalën e tij në sesionin e përbashkët të Kongresit, u ka bërë thirrje republikanëve që ta ndihmojnë atë për të "përfunduar punën" për rindërtimin e ekonomisë dhe rivendosjen e besimit në demokracinë amerikane. Reforma e policisë, kontrolli i armëve dhe krizën klimatike ishte në fokus të fjalimit të Biden.

Në mes të mandatit të parë të presidencës së tij, Biden vlerësoi politikat e ndjekura për nxjerrjen e vendit nga pandemia, rritjen rekord të vendeve të punës dhe forcimin e demokracisë së kërcënuar nga forcat antidemokratike brenda dhe jashtë vendit. Por me qëllim përparimin e mëtejshëm, Biden u bëri thirrje republikanëve që ta mbështesin e të punojnë së bashku.

"Për miqtë e mi republikanë, për ne mund të punonim së bashku në Kongresin e kaluar nuk ka asnjë arsye që ne nuk mund të punojmë së bashku në këtë Kongres të ri. Unë nuk dua të shkatërroj reputacionin tuaj, por mezi pres të punoj me ju", tha Biden teksa uroi kryetarin e sapo zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Biden trumbetoi arritjet legjislative nga dy vitet e tij të para në detyrë, duke përfshirë një paketë gjithëpërfshirëse shëndetësore dhe klimatike, një ligj për infrastrukturën dhe investime të reja të mëdha në industrinë vendase të gjysmëpërçuesve. Ai gjithashtu vuri në dukje shenjat e një perspektive të ndritshme ekonomike, lehtësimin e inflacionit dhe normën e papunësisë në vend, e cila arriti nivelin më të ulët të 53 viteve prej 3.4% muajin e kaluar.

"Punët po kthehen. Krenaria po kthehet për shkak të zgjedhjeve që kemi bërë në dy vitet e fundit. Ky është një plan me jakë blu për të rindërtuar Amerikën dhe për të bërë një ndryshim të vërtetë në jetën tuaj”, tha ai.

Por teksa bëri thirrje për dypartizim, Biden bëri të qartë se nëse do të dalin kundër axhendës së tij ekonomike, dhe do të përpiqen të rrisin koston e barnave me recetë, do t’u vendosë veton.  “Mos bëni gabim: nëse përpiqeni të bëni ndonjë gjë për të rritur koston e barnat me recetë, unë do t'i vë veton", theksoi Biden.

/rtsh.al/