Ndeshja midis Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për grupin I të Elimatoreve të Evropianit “Gjermani 2024”, ka zgjatur për afro 3 orë, duke u mbyllur me fitoren e vendasve me shifrat 2-0.
Por takimi më shumë se sa për futbollin tërhoqi vemendjen për shfaqjet ekstreme nacionaliste të tifozerisë së pranishme.
Takimi është ndërprerë për afro një orë për shkak të hedhjes së parrullave nacionaliste dhe të shpalosjes së pankartave kundër Kosovës.
Që në nisje të ndeshjes, gjatë interpretimit të himnit të Kosovës, tifozëve ultras, ka patur thirrje “Serbi, Serbi”, të cilat organizatorët në stadium janë munduar t’i fshehin duke ngritur zërin e altoparlantëve.
Në minutën e 17-të, ultrasit rumunë të grupimit “Uniçi Sub Trikolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej ”Besarabia është Rumania /Kosova është Serbi”. Ky mesazh, që bënte paralelizmin mbi pretendimet e Rumanisë mbi rajonin e pretenduar të Besarabias me pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, ishin një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.
Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i kanë dhënë fund shpejt dyshimeve dhe kanë kthyer skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, pas 52 minutash ndërprerje dhe paralajmërimit të gjyqtarit të ndeshjes se një tjetër përsëritje e koreve dhe parrullave diskriminuese se ndeshja do të ndërpritej përfundimisht, ajo ka rifilluar.
Takimi ka përfunduar me fitoren 2-0 të Rumanisë, falë golave të shënuar në minutën e 83-të nga Stanciu, që kishte humbur më herët një 11-metërsh, dhe nga Mihaila në minutën e 3-të shtesë.
Gazetar Altin Kodra
/ rtsh /