RTSH 24 Live

Botë

"Koreja e Veriut kryen test raketor"

28/09/2021

"Koreja e Veriut kryen test raketor"

Japonia ka njoftuar se Koreja e Veriut ka kryer test raketor i cili parashikohet të jetë "balistik".

Agjencia Kyodo në lajmin e saj të bazuar në burimet e qeverisë së Japonisë tha se Koreja e Veriut ka kryer test raketor në orën 06:40 sipas kohës lokale.

Qeveria bëri të ditur se "raketa balistike" që parashikohet se ka testuar Koreja e Veriut mund të ketë rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike (ZEE) të Japonisë.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga u ka dhënë udhëzim institucioneve përkatëse të qeverisë që të analizohet testimi dhe të bëjnë përgatitjet kundër situatave të paparashikueshme.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap të cilin e bazon mbi deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, thuhet se Pheniani raketën e "paidenfikuar" e lëshoi në brigjet lindore të vendit.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut nuk janë dhënë detaje lidhur me raketën e lëshuar në brigjet lindore të Gadishullit Korean.

Deklarata e përfaqësuesit të Koresë së Veriut në OKB

Ndërsa Kyodo iu referua deklaratës për "vetëmbrojtje legjitime" që Kim Song, përfaqësuesi i përhershëm i Koresë së Veriut në OKB dha dje në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Duke i bërë thirrje OKB-së që të lërë "qëndrimin armiqësor" ndaj vendit të tij, Song vuri në dukje se posedimi i armëve në proporcion me "vetëmbrojtjen legjitime të drejtë" ka penguar SHBA-në dhe ka parandaluar luftën në Gadishullin Korean.

Theksohet se Koreja e Veriut këtë muaj ka testuar për herë të dytë raketë "balistike". Dy raketa balistike që u lëshuan më 15 shtator ranë brenda zonës ekskluzive ekonomike (ZEE) të Japonisë.