RTSH 24 Live

Kulturë

“Koko Fest” në edicionin e 9-të, nata e pestë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë

08/09/2022

“Koko Fest” në edicionin e 9-të, nata e pestë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë

Nata e pestë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë ka dhuruar të tjera emocione në sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, teksa është vënë në skenë tragjikomedia “Gjaja”, si prodhim i teatrit “Migjeni” në Shkodër. Kjo komedi e zezë e dramaturgut anglez Xho Orton, me regji të Altin Bashës, trajton një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë, korrupsionin.

Rita Gjeka drejtorja e teatrit “Migjeni” është shprehur se pranoi këtë komedi të zezë për shkak të mesazheve që ajo përcjell, teksa ka dhënë edhe vlerësimet për organizimin e festivalit.

Për aktorin shkodran Jozef Shiroka, misioni i teatrit është të japë mesazhe, ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe sipas tij publiku korçar ka reaguar shumë mirë gjatë shfaqjes.

Komedia “Gjaja” ngjiti në skenë aktorët Pjerin Vlashi, Nikolin Ferketa, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli dhe Fritz Selmani. “Koko Fest” do të vijojë rrugëtimin e tij në këtë edicion të 9-të me të tjera shfaqje, për tu përmbyllur mbrëmjen e 10 shtatorit.   

/rtsh.al/