RTSH 24 Live

Lifestyle

'Kisha merak Yllka Mujon'. Amos: S'vrava as një mizë

28/05/2023

'Kisha merak Yllka Mujon'. Amos: S'vrava as një mizë

Amos Mujo Zaharia ishte i ftuari i Ermal Peçi në programin 'Më prit në fundjavë'. Aktori u shpreh i lumtur që sapo kanë finalizuar xhirimet e sezonit të dytë të 'HOT' dhe tregoi entuziazëm që gjinia e serialeve po rritet në Shqipëri.

Tashmë që xhirimet mbaruan Amos ka kohë edhe të reflektoj për lojën e tij në Big Brother. Duket se shqetësimi më i madh për të ka qenë aktorja e madhe Yllka Mujo.

'Nuk e dija si ishin marrë batutat, shakatë e mia. Kam menduar gjithmonë mamin, Yllkën, Elian motrën time. Shqetësohesha për to. Unë brenda s'kam vrarë asnjë mizë, humori i zi ndezi debatet'

A u pagua ai për qëndrimin e tij në shtëpi? I vënë në pozitë ai tha se kjo është një gjë që smundet ta ndaj me publikun për shkak të kontratave të firmosura. Dea? Mesa duket s'paska asnjë takim mes dyshes tejet të komentuar. Aktori tregoi se nuk janë takuar për shkak të impenjimeve duke shtuar se gjithcka ndodhi mbetet vetëm brenda atyre mureve.
 
A druhej ai se në shtëpi mund të futej ish-partneria e tij Gigliola? 
'Nuk më prek e shkuara. Kur një raport mbaron nuk ka çfarë të flasim. Gigliola është një vajzë e talentuar, ambicioze kam shumë respekt për të. Kur u fut në Kosovë e pashë'.