RTSH 24 Live

Kronika

Këlcyrë/ Tenton të vrasë bashkëqytetarin , arrestohet në flagrancë .

07/05/2021

 Këlcyrë/ Tenton të vrasë bashkëqytetarin , arrestohet në flagrancë .

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Këlcyrës duke parandaluar edhe një ngjarje të rëndë .Mësohet se pas një konflikti verbal  një person  tentuar të vrasë me armë  zjarri një tjetër shtetas po nga Këlcyra. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes   në  qytetin e Këlcyrës, kohë në të cilën shtetasi me incijalet  S. A, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkeqytetarin e tij  eshte drejtuar drejt banesës së këtij të fundit I armatosuar.  Menjëherë pas informacionit të marrë  se ky shtetas po lëvizte I armatosur në rrugë shërbimet policore   kanë mundur ta neutralizojne në afërsi të qendrës së qytetit  duke bërë edhe arrestimin në flagrancë te tij . Ne cilësinë e provës materiale  eshte  sekestruar  arma e zjarrit  tip automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.