RTSH 24 Live

Kronika

“Kë zgjedh Shqipëria?”

21/03/2021

“Kë zgjedh Shqipëria?”

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. 
Në këtë datë shqiptarët do të zgjedhin me votat e tyre 140 përfaqësues për legjislaturën e re parlamentare 2021-2025. 
RTSH po përgatit një cikël reportazhesh në 12 qarqet e vendit me titull “Kë zgjedh Shqipëria?”
Ai është ideuar nga gazetari Norel Zaimi dhe operatori Arsen Rroshi.
Cikli sjell një qasje ndryshe për kandidatët që garojnë në këto zgjedhje.
“Kë zgjedh Shqipëria?” do të paraqesi ofertat politike dhe programet e ekonomike për zgjedhësit shqiptarë.
“Kë zgjedh Berati?” është reportazhi i parë i këtij cikli që do ta ndiqni së shpejti në RTSH24!