RTSH 24 Live

Kronika

Kakavijë , goditet nje rast I trafikimit të paligjshëm të personave .

05/05/2021

 Kakavijë , goditet nje rast I trafikimit të paligjshëm të personave .

Shërbimet e policisë kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me forcat FRONTEX- it  kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin me incicjalet  B.K banues në Gjirokastër ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij S.B 28 vjeç nga Lazarati pasi po tentonin të trafikonin në mënyrë të paligjshmë 6 emigrantë nga vendet e treta kundrejt shumës 200 euro për  person . Të dy këta shtetas janë ndaluar në aksin rrugor Sofratikë – Libohovë teksa udhëtonin me një mjet tip Audi , ku nga kontrollet  e ushtruar janë evidentuar edhe 6 emigrantët .Policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit 35 vjeçarin ndërsa I riu nga Lazarati ka braktisur mjetin duke mundur tju largohet uniformave blu.Materialet për çështje I kanë kaluar prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhëni ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit “ . Ky është rasti I dytë që goditët nga shërbimet e policisë kufitarë brenda 10 ditësh.