RTSH 24 Live

Lifestyle

Julian Deda përballë Luiz Ejllit? Aktori: Jam më i paguari!

12/03/2023

 Julian Deda përballë Luiz Ejllit? Aktori: Jam më i paguari!

Aktori Julian Deda ishte i ftuari i Ermal Peçit në "Me prit në fundjave" në RTSH. Pas një dekade mungesë në teatër, ai tha se e ka shijuar shumë shfaqjen e fundit dhe pritjen fantastike nga publiku jo vetëm i Tiranës, por dhe qyteteve të ndryshme. 

Teksa tregonte për rrugëtimet e tij në skenat e humorit, Ermali e pyet për pagesat e marra dhe nëse është ky moment, më i miri për të.

"Une jam aktori më i paguar, jo vetëm në "Klanifornia". Në të gjitha programet e humorit" tha Deda.

Gjate lojrave të programit Juli u përball me këngën "Zjarr e ftohte" të Luiz Ejllit, për të cilën tha se nuk e ka pëlqyer në kohën kur ka garuar në Festival. 

A ka ai një lidhje me Luizin, si i vëllai Mario?

"Jo, me Marion ka një njohje që në fëmijëri. Luizi është fituesi! Pata edhe unë një ftesë për të qenë në Big Brother, ndoshta shkoj vitin tjetër".

Po nëse do të ishte këtë edicion, a do ta mposhte ai Luizin? 

"Mes Luizit dhe meje? Do fitoja unë!" - përfundoi aktori.

 

 

/ rtsh.al /