RTSH 24 Live

Sport

‘Ikim në Tiranë’, një ditë para finales së Conference League, Roma publikon foto nga eksodi i shqiptarëve, Rama: Hajdeni, hajdeni

24/05/2022

‘Ikim në Tiranë’, një ditë para finales së Conference League, Roma publikon foto nga eksodi i shqiptarëve, Rama: Hajdeni, hajdeni

Teksa jemi vetëm një ditë larg nga finalja e madhe e Conference League, klubi i Romës ka bërë një postim në Twitter, ku ka shpërndarë foto nga eksodi masivi i shqiptarëve në vitin 1991.

Postimin ata e shoqërojnë me përshkrimin “po ikim në Tiranë”.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë postim të klubit të kryeqytetit italian në Facebook, duke shkruar “hajdeni, hajdeni”.

Finalja e “Conference League”, do të luhet në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.

 

/rtsh.al/