RTSH 24 Live

Kulturë

“Humus”, balet për ekzistencën e natyrës dhe dashurisë për tokën, në TKOB

30/06/2022

“Humus”, balet për ekzistencën e natyrës dhe dashurisë për tokën, në TKOB

Këtë herë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit u ka lënë hapësirë krijuese artistë të rinj. Ishte gjetja e koreografit Julind Dervishi  kjo premiere e cila u vu në skenë këtë të mërkurë që do të vazhdojë të jepet edhe në datë 30. 

"Humus", një shfaqje me 23 balerinë, balet i cili frymëzohet nga natyra dhe është një ndërthurje mes klasikes dhe modernes. Balet flet për dheun, për tokën dhe për respektin që duhet të tregojmë për natyrën.

Shfaqja përbëhet nga 2 skena, ku në skenën e parë shfaqen në muzgun e një pylli 24 trupa njerëzorë që përfaqësojnë pushtetin, energjinë negative, shpërbërjen, shkatërrimin.

Në skenën e dytë, pasi shohin me sytë e tyre shkatërrimin, për të cilin janë shkaktarë dhe autorë, të ndarë në çifte luftojnë me veten dhe njëri-tjetrin.

/rtsh/