RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Humb jetën një prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë

11/07/2021

 Humb jetën një prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë

19-vjeçarja Daniela Gjoka një prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë ka nderruar jete. Ajo humbi jeten nga plaget e marra  pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.Hoteli 3-katesh në pronësi të familjejes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg. 
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç. Për këtë ngjarje është arrestuar  tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. 
Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.