RTSH 24 Live

Letërsi

"Hoxha i madh i Radomirës", vepra dhe kontributi i Mulla Vehbi Feratit vjen në librin e Hasan Domit

17/10/2021

"Hoxha i madh i Radomirës", vepra dhe kontributi i Mulla Vehbi Feratit vjen në librin e Hasan Domit

Vepra dhe kontributi i intelektualit Mullah Vehbi Feratit vazhdon edhe pse 141 vite nga lindja e tij, të bëjë krenarë zonën e Radomirës, Dibrës por edhe Shqipërisë.  Dashuria për Radomirën, Kalanë e Dodës, besimtarët dhe predikuesit islamë, Mulla Vehbi Ferati dhe pasardhësit e tij, i janë dhënë lexuesit në këtë botim të Hasan Domit. Një përmbledhje arkivore, por edhe dëshmi intelektualë, historianë, publicistë e shkrimtarë.
Botimi ka vlera historike, por ka dhe vlera shoqërore dhe fetare. Këto tri përparësi janë gërshetuar në mënyrë organike nga autori dhe janë ngjeshur bukur e bindshëm në faqet e këtij libri.
Mullah Vehbiu  është  renditur ndër 100 personalitetet e fesë islame në Shqipëri.
Në përfundim të akivitetet, shoqata atdhetare Luma i akordoi certefikatën e mirënjohejs Mullah Vehbi Feratit, tërhequr nga pasardhësit e tij.