RTSH 24 Live

Kronika

Hodhën lëndë piroteknike në protestën e opozitës, procedohen në gjendje të lirë dy shtetas

11/02/2023

 Hodhën lëndë piroteknike në protestën e opozitës, procedohen në gjendje të lirë dy shtetas

Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë  shtetasit G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Policia thotë se vijon puna për evidentimin e personave të tjerë që kanë hedhur lëndë piroteknike në drejtim të policisë dhe institucioneve shtetërore në fund të protestës së opozitës.

Policia po ndjek në gjendje të lirë edhe dy persona të cilët dyshohen për veprat penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Ata janë ndaluar pasi policia ka konstatuar se janë veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, të cilat nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë.

 

/ rtsh.al /