RTSH 24 Live

Sociale

Gjirokastër, zanati i këpucarit drejt zhdukjes

12/06/2022

 Gjirokastër, zanati i këpucarit drejt zhdukjes

Zanati i këpucarit vitet e fundit po njeh një zbehje. Sot cilësohen si 3 moikanet e fundit të qytetit të gjirokastrës, Harillaq Puci, Ilirjam Stroka dhe Arben Gjezo, të cilët e kanë nisur këtë profesion qysh herët në fabrikë të këpucëve. E ndërsa sot ata thonë vështirësitë që po përballen për të mbajtur gjallë këtë zanat.

Harillaq Puci nga Mashkullora thotë se e ka nisur zanatin e këpucarit qysh në moshën 13 vjeçare në vitet 69-70 ku e ka filluar në Urën e Kardhiqit dhe më pas e ka vazhduar në Pazar, por sot ai tregon se asnjë nga fëmijët e tij nuk ka dashur ta trashëgojnë.

Ilirjan Stroka që në moshë të vogël me mbarimin e shkollës 8-vjeçare në vitin 73 ka nisur të punojë zanatin e këpucarit në fabrikë të këpuceëve, ku tashmë në ditët e sotme ai riparon këpucët, por thotë që puna ka filluar të ketë rënje.

Arben Gjezo e ka nisur këtë zanat në vitin 1986 ku e ka pasur trashëgim nga gjyshi dhe babai i tij. Ai tregon se zanati i këpucarit është pasion dhe gjithashtu fitimprurës.

Zanatçinjtë e vjetër apelojnë që zanati i këpucarit të mos lihet në harresë nga të rinjtë, por të vazhdohet prej tyre me pasion dhe të trashëgohet në vazhdim.

/rtsh/