RTSH 24 Live

Politikë

"Fshehje e pasurisë dhe evazion fiskal, të dënohen me burg", Bardhi akuza Xhaçkës: Ku i gjete 5.5 milionë euro?

23/06/2022

"Fshehje e pasurisë dhe evazion fiskal, të dënohen me burg", Bardhi akuza Xhaçkës: Ku i gjete 5.5 milionë euro?

Deputeti i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta kundrejt Ministres së Jahtme Olta Xhaçka dhe Kryeministrit Edi Rama. Teksa ka folur nga foltorja e Kuvendit për tjetërsimin e pronës publike nga Xhaçka me firmë të Kryeministrit Rama, Bardhi deklaroi se fshehja e pasurisë dhe evazioni fiskal, krime sipas tij, të kryera nga Xhaçka, duhet të dënohen me ligj.

“Krahu i majtë janë udhëzuar nga PS për të votuar kundër. Kushtetuta jonë jo vetëm parashikon ngritjen e komisioneve hetimore, por e detyron Kuvendin ta ngrejë atë kur e kërkojnë 35 deputetë. Rama si kryetar i komitetit të investimeve strategjike e ka bërë ministrin kokën e vetë. Përgjegjësia është vetëm e Edi Ramës dhe prandaj ka detyruar deputetët të pengojnë komisionin. Rama është përgjegjës për abuzimin me ligjin e investimeve strategjike. Investitori strategjk ka marrë 400 mijë lekë të vjetra në periudhën e COVID si shtresë në nevojë dhe të nesërmen u gdhi investitor strategjik me investim 5.5 mln euro. Në 5 vite aktivitet kjo kompani deklaron 0 të ardhura dhe humbje në total 40 milionë lekë.

Shtëpinë, makinën dhe studimet i bëri me kredi bankare por befas u gdhi investitor strategjik. Ku do i gjejë Olta Xhaçka 5.5 milionë euro? Ose ministrja fshehu pasurinë dhe nuk e ka deklaruar, ose kompania ka fshehur të ardhurat dhe fitimet dhe ka kryer evazion fiskal. Këto janë krim dhe dënohen me burg.  Grupi parlamentar i PD do bëjë transparencë dhe të bëjë drejtësi me këdo që ka kryer korrupsion”, tha Bardhi.

/rtsh.al/