RTSH 24 Live

Aktualitet

FOTOT/ Konflikt për motive të dobëta? Policia e Vlorës: Dy shtetas përfundojnë në spital, hetime për shkaqet

06/08/2022

   FOTOT/ Konflikt për motive të dobëta? Policia e Vlorës: Dy shtetas përfundojnë në spital, hetime për shkaqet

Policia e Vlorës bëri të ditur se sot, në spital, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas burimeve, shkak për këtë situatë është bërë një konflikt, ku dy të rinj, dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Skena është parë nga bashkëshortët dhe familjarët, të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë. Gjithësesi, do të jetë hetimi ai që do të sqarojë dinamikën e kësaj ngjarje, si dhe shkaqet se përse 2 shtetasit përfunduan në spital. /rtsh.al/