RTSH 24 Live

Aktualitet

"Forumi i Demokracisë", përfaqësues të shoqërisë civile, të shqetësuar për proceset demokratike në vend

16/04/2021

"Forumi i Demokracisë",  përfaqësues të shoqërisë civile, të shqetësuar për proceset demokratike në vend

Në prag të zgjedhjeve parlamentare përfaqësues të shoqërisë civile ngritën në Forumin e Demokracisë shqetësimin se situata e përgjithshme politike në vend përgjatë të gjithë fushatës elektorale dhe gjuha e përdorur gjatë saj, përbëjnë një rrezik për proceset demokratike dhe vetë demokracinë në Shqipëri. 
Gjatë këtij forumi u bënë publike rezultatet e Anketës Kombëtare të të Rinjve në Shqipëri, e përgatitur nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë. Sipas Anketës 92% e të rinjve në Shqipëri e konsiderojnë korrupsionin në nivele tepër të larta, duke konsideruar si fajtorë kryesorë institucionet shtetërore.
Forumi i Demokracisë, i mbajtur për herë të parë, u organizua nga CRCA Shqipëri në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile.