RTSH 24 Live

Kulturë

“Fluturuan nga gëzimi”, Delinda Disha flet mes lotëve: Më gëzove, nuk e prisja

26/03/2023

“Fluturuan nga gëzimi”, Delinda Disha flet mes lotëve: Më gëzove, nuk e prisja

Delinda Disha ndau emocionet e shtatzënisë së saj të dytë. E ftuar në programin “Më prit në fundjavë”, aktorja i tregoi Ermalit momentet e para të lajmit të ëmbël.

“Vendosëm të shkojmë në Romë. Atje ndamë lajmin edhe për publikun. E doja shumë një shtatzëni të dytë sidomos pas asaj që kalova. Kur ua thashë lajmin të dy fluturuan nga gëzimi, djali e do shumë një vëlla po ende s’dimë gjininë”, tha aktorja e humorit.

Delinda nuk e priste surprizën e Ermalit i cili gjatë bisedës luajti një studio një video mesazh nga bashkëshorti dhe djali i saj: “Ne do të bëhemi një familje më e bukur seç jemi, nuk e dimë ende gjininë e bebit por e dimë që do të jetë një bebe i bukur si Desantini dhe e rëndësishme është të jetë mire me shëndet. Delinda bëhu e forte çdo gjë do e kalojmë bashkë”, u shpreh bashkëshorti, ndërsa djali i vogël i tha: “O ma të kam zemër je gjëja më e shtrenjtë e imja’’

Surprizat e dy burrave të jetës e emocionuan shumë aktoren e cila pohoi se nuk e priste, sidomos nga djali i vogël.

/rtsh/