RTSH 24 Live

Letërsi

"Fetullah Gulen, një jetë në shërbim", ditëhijet e një filozofi

06/06/2022

"Fetullah Gulen, një jetë në shërbim", ditëhijet e një filozofi

Historiani dhe studiuesi amerikan për çështjet fetare Xhon Pal mblodhi në Tiranë miq e dashamirë të librit në promovimin e botimit të tij më të ri "Fetullah Gulen një jetë në shërbim". Pse një klerik Myslyman në Pensilvani është kaq i rëndësishëm për botën?

Historiani Xhon Pal thotë se në këtë biografi kritike zbërthehet imtësisht figura dhe personaliteti i mendimtarit Gulen ndërsa ai thotë edhe një argument interesant për 3 problemet që ai ka trajtuar në jetën e tij.

“Fetullah Gulen nuk është politikan, gjatë gjithë jetës së tij ai ka trajtuar 3 probleme që kanë qenë gjithmonë të njëjtat. Injoranca, varfëria dhe përçarja. Injoranca mundet përmes dijes arsimimit dhe shkollave, varfëria përmes bizneseve që gjenerojnë të ardhura dhe ngrenë institucione, shkolla, universitete, ndërsa përçarja nëpërmjet pranimit të tjetrit dhe dialogut me njerëzit. Nuk e di çfarë problemi ka këtu me zotin Gulen për të qenë ai një person problematik, përshembull në Shqipëri!”, shprehet historiani Xhon Pal. 

Në këtë libër historiani Xhon Pal rrëfen nga njëra anë historinë e një djaloshi mysliman të devotshëm nga një provincë e largët dhe e vogël turke, ndërsa nga ana tjetër atë se si ai ka frymëzuar një lëvizje mbarë botërore, e përbërë nga miliona individë të përkushtuar ndaj arsimit, sipërmarrjes sociale dhe dialogut ndër fetar por, nga një anë tjetër edhe të njeriut të mbajtur nën vëzhgim nga policia turke, duke u parë nga autokratët si rrezik për ta, deri sa, së fundmi, i  deklaruar si armiku numër një i kreut të qeverisë Turke.

/rtsh/