RTSH 24 Live

Kulturë

“Europa Nostra” inspekton ‘urën e Zogut’/ Monumenti i kulturës pritet t’i nënshtrohet procesit të restaurimit

08/02/2023

“Europa Nostra” inspekton ‘urën e Zogut’/ Monumenti i kulturës pritet t’i nënshtrohet procesit të restaurimit

Pasi e shpallën si një nga 7 monumentet e kulturës më të rrezikuara në Europë, një ekip arkitektësh dhe inxhinierësh nga Europa Nostra ka mbërritur në Shqipëri për të inspektuar Urën e Zogut në Milot, e cila ka pësuar shembje të mëdha prej 3 vitesh.

Sëbashku, me arkitektë dhe inxhinierë shqiptarë, ata janë duke pare situatën, mundësitë e përforcimit të saj dhe kryerjen e një analize të thellë për projektin e restaurimit.

Pas verifikimit të situatës, grupi i përfaqësuesve të Europa Nostra do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës për të vijueshmërinë e restaurimit të këtij monumenti kulture.

Një nga këmbët e urës ka humbur në shtratin e lumit Mat më shumë se 2 metër, duke rrezikuar edhe shembjen e saj.

Prej 2 vitesh ka një apel të shtuar për mbrojtjen e saj, por deri më tani nuk ka patur asnjë masë të ndërmarrë.

/rtsh.al/