RTSH 24 Live

Sociale

“EU4Schools”/ Brenda vitit përfundon rindërtimi i dy shkollave në Lezhë

30/03/2023

“EU4Schools”/ Brenda vitit përfundon rindërtimi i dy shkollave në Lezhë

Vijon puna për riparimin e dy shkollave në Bashkinë e Lezhës në kontekstin e  Programit “EU4Schools”. Bëhet fjalë për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, ku përfitojnë 631 nxënës, 38 mësues dhe 60,000 banorë të komunitetit; si dhe riparimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Fran Ivanaj” Ishull-Shëngjin, ku përfitojnë 179 nxënës, 47 fëmijë, 17 mësues dhe 8,100 banorë të komunitetit.

PNUD Shqipëri, bën me dije se këto dy shkolla janë dy prej 15 objekteve, të cilat janë aktualisht në proces rindërtimi po ndërtohen bazuar në dy parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, duke siguruar standardin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit, fëmijët, mësuesit dhe mbarë komunitetet e prekura. 

Shkollat “Gjergj Kastrioti” dhe “Fran Ivanaj” parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti.

Në fokus të Programit “EU4Schools” është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 25,000 fëmijë, nxënës e mësues. Deri tani, në kontekstin e këtij programi kanë përfunduar 39 objekte arsimore.

/rtsh.al/