RTSH 24 Live

Kuriozitete

‘El Dorado’ i vërtetë, qyteti që po shkatërrohet nga ari që ndodhet poshtë tij

25/07/2022

‘El Dorado’ i vërtetë, qyteti që po shkatërrohet nga ari që ndodhet poshtë tij

Qyteti Zaruma në Ekuador është duke u ‘thithur nga toka’ për shkak të hapjes së shumë minierave ilegale për shkak të arit që ndodhet në tokën ku është ngritur qyteti. Në Zaruma ndodhet 100 herë më shumë ar se në depozitat e gjetura diku tjetër.

Toka nën qytetin e Zaruma, në Ekuador, është plot me ar, por vetë xeherori që sjell pasuri mund të çojë në ‘gëlltitjen’ e tij nga toka. Nga njëra anë, ari sjell prosperitet për banorët vendas, por nga ana tjetër, mund të bëjë që vetë qyteti të shembet .

Hapja e minierave ilegale për të mbledhur arin po dobësojnë shkëmbin mbi të cilin është ndërtuar qyteti. Këto miniera kanë çuar tashmë në një incident të rëndë në vitin 2021 ku një gropë e madhe u hap në mes të qytet duke zhdukur në tokë shumë shtëpi.

Zaruma është një El Dorado e vërtetë, një tokë prej ari, që ka një nga përqendrimet më të larta të elementit kudo në botë. Sipas të dhënave shumica e minierave të arit në botë përmbajnë nga tre deri në pesë gramë ar për ton tokë dhe shkëmb. Në Zaruma përmbajnë deri në 180 gram për ton, me disa depozita të vogla që arrijnë në 500 gram ari për ton.

/rtsh.al/