RTSH 24 Live

Ekonomi

“Ekonomia”/ Opozita: Ku është ministrja? Nënpunësi i saj është në burg! Braçe: Do flasë drejtësia! Pse bujqësia s'përfitoi nga Pako e Madhe?

24/01/2023

“Ekonomia”/ Opozita: Ku është ministrja? Nënpunësi i saj është në burg! Braçe: Do flasë drejtësia! Pse bujqësia s'përfitoi nga Pako e Madhe?

Komisioni I Ekonomisë ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për mungesën e prezencës së Ministrisë së Financave, Delina Ibrahimaj. Deputeti socialist Erion Braçe dhe opozita kërkuan që ministrja të ishte e pranishme, edhe pse për arsye të ndryshme.

Kjo ka nxirur debate mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit kërkon ta pyesi edhe për arrestimin e Arlind Gjokutajt, Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Nga ana tjetër deputeti Braçe tha se këtë çështje e ka në dorë drejtësia dhe se ai  e kërkon ministren për ta pyetur se pse fermerët nuk përfitojnë asgjë nga Pako e Madhe.

Mazhoranca argumentoi se prania e zv.ministres së Financave Adela Xhemali për prezantimin e Pakos së Madhe ishte e mjaftueshme për ndryshimin e akteve normative dhe propozoi të organizonte një seancë tjetër dëgjimore me ministren.

Pjesë nga diskutimi

Denaj: Po flasim për paketën e madhe dhe mendoj se kjo e sotme është një proces rutinë. Në aktin normativ nuk më duket domosdoshmëri prezenca e ministres dhe mund të vazhdojmë më tej me seancën.

Braçe: Nuk mendoj se ka njeri problem ketu për Paketën e Madhe, meraku im është që para 20 ditësh kemi miratuar këtë aktin tjetër dhe ky akti tjetër ishte vetëm 4 ditë para se të mbyllej viti. Ne kemi ngritur shqetësimin për mënyrën e programimit dhe ekzekutimin e buxhetit. Prandaj e dua ministren këtu.

Tabaku: Në seancën e fundit të aktit normativ kishim një listë me pyetje për ministren dhe prishnin procesin normal të planifikimit buxhetor, ministrja nuk na ktheu përgjigje dhe sot nuk kemi përgjigje edhe pse i nisëm pyetjet në mënyrë zyrtare. Unë dua përfaqësimin më të lartë këtu. Është hera e parë që do dilte ministrja për arrestimin e nënpunësit më të lartë të arrestuar dhe që është përpara drejtësisë dhe ministrja duhet të japi përgjigje. Në diskutojmë këtu për planifikim buxhetar, ku ju jeni vetë që e shkelin me dy këmbët buxhetin.

Spaho: Një vrejtje doja të bëja mos u merr me “Babale” me ato që keni nxjerrë më 21 janar.  Sa herë ka zgjedhje, hapni një histori me 21 janarin. Edhe unë do doja që të ishte ministrja ta pyesja për 1.2 mln euro të ministrisë së saj, kaa po jo ndodnjë përgjegjësi. Rrugës teksa vija pyesja veten do jetë apo jo. Pastaj u binda që s’do jetë, të japi qoftë edhe një shpjegim. Fshihet, trembet! Ajo vjen për çështje pa rëndësi dhe rri me orë të tëra. Jo se presë ndonjë përgjigje nga ajo, por ta shihja në portretin e saj se si do ishte kur të pyetej për 1.2 mln euro që janë përgjegjësia e saj direkt, pasi nënpunësi kryesor I saj prapa hekurave. Mendoj se duhet ta shtyni këtë seancën dhe të na jepni mundësinë ta pyesim zonjën.

Braçe: Unë se dua ministren as t’i shikoj mimikat apo reagimet për çështjen që po heton drejtësia. Për çështje penale s’kam dëshirë të pyes këndë. Jemi investuar kaq shumë për një drejtësi funksionale sa mbivendosja e çdo çështje penale nga çështje politike është bërë e lodhshme. Dua të dëgjoj drejtësinë. Gjithëkush ka mënyrën e vetë të qasurit ndaj drejtësisë. Edhe për veten time e kam bërë këtë. E kam mbyllur gojën dhe kam duruar lloj lloj palaco ën parlament duke pritur drejtësinë. Ajo që më shqetëson është se pse ka qëndrime të ndryshime për të njëjtën çështje brenda 4 ditësh dhe pse kjo ndodh me paratë e buxhetit të shtetit? Pse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh? Pse një kategori punëtorësh marrin shpërblime, pse këto të bujqësisë s’përfitojnë asgjë, nuk meritojnë asgjë këto? Kush është argumenti për këtë gjë?

Pako e Madhe u miratua për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.

/rtsh.al/