RTSH 24 Live

Sociale

“Eja në shtëpi”, Kryeministri Rama uron mirëseardhjen shqiptarëve të diasporës në sezonin turistik

19/07/2021

“Eja në shtëpi”, Kryeministri Rama uron mirëseardhjen shqiptarëve të diasporës në sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama i uroi sot të gjithë shqiptarëve të diasporës mirëseardhjen në shtëpinë e tyre gjatë sezonit turistik. Me anë të një videoje me pamje nga bukuritë e natyrës dhe traditës së vendit tonë, qytetarë me profesione të ndryshme përmes motos “Eja në shtëpi” ftojnë të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të rikthehen në Shqipëri për sezonin veror. “Mirëmëngjes dhe me këtë urim mirëseardhës për shqiptarët e diasporës në shtëpinë e tyre gjatë stinës së verës, ju uroj një javë të mbarë”, – tha Kryeministri Rama.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen nga shqiptarët, por edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.