RTSH 24 Live

Ekonomi

“e-Transport”, platformë e re digjitale për transportin ndërqytetas

03/05/2021

“e-Transport”, platformë e re digjitale për transportin ndërqytetas

Për herë të parë në Shqipëri, një platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ndau sot videon informative mbi të ardhmen e afërt dixhitale të transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.
Platforma përfshin modul biletimi elektronik online përmes aplikacionit në celular dhe faqes online, në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit.
Aplikacioni është falas për 520 linja, 242 operatorë dhe 2,282 mjete.
Kjo platformë ofron lehtësi dhe prakticitet në përdorim dhe është e aksesueshme edhe për turistët e huaj me sportele online për shërbimet, servera dhe databazë elektronike.
Platforma do të sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.