Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të fillojë të hënën një vizitë treditore në Kosovë.
Duke iu referuar një njoftimi të publikuar nga zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë, mediat kosovare kanë raportuar se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, udhëheqësit e partive kryesore opozitare si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Ai gjithashtu do të zhvillojë një vizitë në Prizren si dhe në veriun e Kosovës.
Për mediat, Lajçak do të mbajë një konferencë për shtyp në datë 29 qershor.
Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.
/rtsh/