RTSH 24 Live

Kronika

“Deputeti që duam” në fazën e dytë, Balla: PS ka detyrimin të mundësojë përzgjedhjen e politikanëve më të kualifikuar

11/01/2021

“Deputeti që duam” në fazën e dytë, Balla: PS ka detyrimin të mundësojë përzgjedhjen e politikanëve më të kualifikuar

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, në fazën e dytë të procesit “Deputeti që duam” prej të cilit do të përzgjidhen një pjesë e kandidatëve të listës së zgjedhjeve të 25 prillit tha se Partisa Socialiste ka detyrimin që të mundësojë përzgjedhjen e politikanëve më të mirë, më të kualifikuar dhe natyrisht më të përkushtuar.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se në përfundim të kësaj akademie, “një pjesë do kenë nderin të jenë në ekipin fitues të PS në 25 prill por dhe pjesa tjetër janë një vlerë e shtuar që të gjithëve ju uroj mirëseardhjen në PS”.
“Në këtë fazë të dytë, që do vijojë për disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike ku lektorë do jenë përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues nga parlamente të vendeve anëtarë, politikanë me një eksperiencë shumë të gjatë në shumë vende të BE, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike, folësit specialë të akademisë ka dhe ish komisionerë të BE, studiues të njohur që përmes eksperiencës do jenë vlerë e shtuar”, tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i PS, Balla.