RTSH 24 Live

Ekonomi

“Deloitte” njofton investimin strategjik prej 128 milionë dollarësh në Hong Kong

24/11/2021

“Deloitte” njofton investimin strategjik prej 128 milionë dollarësh në Hong Kong

“Deloitte China” njoftoi të martën se do të investojë 1 miliard dollarë të Hong Kongut (rreth 128 milionë dollarë amerikanë) gjatë tre viteve të ardhshme në transformimin e praktikës së saj për të kapur mundësi të reja, raporton “Xinhua”.

Investimi do të jetë pjesë e nismës së re strategjike të firmës së auditimit, “Inspire HK”, për të mprehur fokusin e saj strategjik, për të forcuar aftësitë e saj multidisiplinare dhe për të përmirësuar zhvillimin e talenteve për të kapur mundësitë në rritje në nivel lokal dhe në gjirin e madh Guangdong-Hong Kong- Macao (GBA), thuhet në një deklaratë.

"Me mbështetjen e plotë të qeverisë qendrore, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut është rikthyer në rrugën e duhur "një vend, dy sisteme" dhe tani jemi duke qëndruar në një pikënisje të re të zhvillimit ekonomik", -tha CEO-ja i “Deloitte China”, Patrick Tsang. "Hong Kongu vazhdon të jetë një treg kryesor për “Deloitte” në një mjedis global, ku transformimi digjital, klima dhe besimi po riformësojnë nevojat dhe pritshmëritë e tregut", -tha Tsang, duke shtuar se firma është e përkushtuar të ndërtojë një të ardhme më të ndritshme për Hong Kongun.

“Deloitte” ka vazhduar të zgjerojë praktikën e saj në Hong Kong përtej auditimit dhe taksave, duke forcuar aftësitë e saj këshilluese gjatë dekadave të fundit.