“Datëlindje në qiell”, Enver Hyseni spikati për 40 vjet si aktor i teatrit “Migjeni”
Për 40 vite do të jepte gjithçka në skenën e teatrit “Migjeni” ndërsa nga ky i fundit do të merrte duartrokitjet e një publiku të tërë sa herë do të ishte përballë tij.
Enver Hyseni ishte aktori i dhjetëra roleve të karakterit kryesisht atyre pozitivë dhe do të spikaste shpejt për cilësitë e tij të veçanta aktoreske.
“Dome” e thërrisnin miqtë e kolegët e aktorit shkodran të ndarë nga jeta në tetorin e vitit 2022 sipas monodramës së regjisorit stefan çapaliku.
Arkivisti dhe aktori i teatrit “Migjeni”, Astrit Fani e ruan me fanatizëm valixhen me mbishkrimin “Dome” dhe domen e donin të gjithë.
Veç roleve në teatër, Enver Hyseni do të aktivizohej po ashtu edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 si dhe pas ndryshimit të sistemit.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/